Aleanca për Shqiptarët do ta ketë fjalën e fundit për formimin e Qeverisë së re me LSDM dhe BDI. Tre deputetët e saj do të jenë vendimtarë që bashkë me 59 deputetët këtyre dy partive të përbëjnë maxhorancën prej 62 deputetëve, informon INA.
nga ana tjetër, do të jenë vendimtare edhe mandatet e Rilindjes me BESË, që kanë paralajmëruar dhënien e përkrahjes për Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së re. Gjatë kësaj fundjave do të dihen qëndrimet zyrtare të këtyre dy koalicioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo