Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, me një shkrim në Facebook ka thënë se njerëzit që do të duhej të promovonin vendimmarrje me integritet në Kosovë, në fakt po promovojnë presion e shantazh.
Dihet se është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ai që po mban takimet me deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkrimi i plotë i Pal Lekaj:
Në ditën e Evropës, u kuptuan shumë gjëra. Në ditën e Evropës, njerëzit që do të duhej të promovonin vendimmarrje me integritet (medemek për tu përafruar me BE'n dhe integrimet tjera euroatlantike) ata promovojnë presion e shantazh, sipas disa agjendave që në favor mund t'i shkojnë vetëm kryeministrit në ikje dhe fqinjëve (aspak miqësor) të Kosovës.Ne diten e Evropës jemi me keq se në kohën e administrimit sipas rezolutës 1244/99, atëherë të paktën e kemi ditë që as formalisht e as praktikisht nuk jemi të pavarur dhe të tjerët kanë marrë vendime për neve. Por sot kur jemi në dekadën e parë të pavarësisë, çka kërkojnë njerëz të huaj në takime me forumet e partive, për të promovuar demokraci? JO, sigurisht që jo!E Kosovës nuk i ka mbetë asgjë tjetër, veçse të kërkojë të drejtën e vet mbi vetëveten. Të kërkojë qeveri, kuvend e deputetë plotësisht të pavarur, kështu do të jetë më e sigurtë, ndryshe siç tani është nënshtruar nga qeveria e saj, nuk e kemi të gjatë ri-pushtimin. Ne jemi vendi me proamerikan e proevropian në botë, por jo për tu nënshtruar sipas diktatit të disa ambasadorëve, siç dikur na e bënën ata që i përndjekem në bashkëpunim me shtetet e këtyre ambasadorëve, por për të qenë miq që ia ruajnë krahët njëri-tjetrit, ashtu si kemi bërë çdo herë.Në ditën e Evropës, Kosova ka nevojë për ndryshim, jo për vazhdimësi të plogësht e nënshtrim.