Qysh prej mëngjesit të se martës Isa Mustafa i nisi takimet në objektin e Qeverisë. Aty si shef i ekzekutivit u takua me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, e bashkë me të ishin edhe dy nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri e Agim Veliu.
Pas takimit që zgjati përreth një orë, Mustafa e Delawie u nisën për në objektin e Kuvendit, ku i prisnin deputetët e LDK-së në zyrën e grupit parlamentar të kësaj partie. Takimi i Isa Mustafës, ambasadorit amerikan dhe shefes së zyrës së BE-së zgjati më shumë se një orë e tridhjetë minuta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE para nga takimi doli Nataliya Apostolova, e më vonë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie.
Ai që foli pas takimit ishte shefi i deputetëve të LDK-së, Ismet Beqiri. Tha se deputetët e LDK-së janë më unikë se kurrë dhe se demarkacioni do të kalojë e mocioni do të dështojë.
Beqiri ka thënë se LDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve. Më vonë, përmes një komunikate LDK-ja thotë se në takim, përveç tjerash, u diskutua edhe për proceset politike aktuale, në veçanti për procesin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Komunikata thotë se LDK-ja dhe Grupi Parlamentar rikonfirmuan unitetin e plotë për këtë dhe çështje të tjera me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës, si dhe për fuqizimin e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në.
Gjithashtu, thuhet se deputetët i kanë kërkuar kryeministrit dhe Qeverisë që Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të procedohet për ratifikim në Kuvend menjëherë pas seancës së nesërme, në të cilën do të diskutohet mocioni i ngritur nga subjektet opozitare.