Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muja: Nuk e votoj demarkacionin

Pas takimit me ambasadorin amerikan Greg Delawie, deputeti i PDK-së Shaip Muja tha se ambasadori amerikan i ka ftuar për konsulta, porse ai nuk do ta ndryshojë qëndrimin kundër demarkacionit.

“Jo, jo, unë nuk jam kundër demarkacionit, por kundër këtij versioni. Jo, jo nuk e votoj unë këtë”, citon kp të ketë thënë Shaip Muja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Madje, deputeti Muja shtoi se nuk garanton nëse vota e tij nesër do të jetë kundër qeverisë.

“Ne e dimë që situata është shumë e tensionuar, por problemi i krijuar që tri vite nuk mund të zgjidhet brenda tri dite dhe tash janë përzier dy tema, që është edhe demarkacioni edhe Qeveria. Unë nuk jam nënshkrues i mocionit, por nuk garantoj që nuk do të votoj kundër dhe qeverinë, sepse kjo formë e tensionimit është e pa tolerueshme”, theksoi ai.

Deputeti Muja mohoi që ambasadori Delawi t’iu ketë kërkuar atyre që ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin në çdo formë.

“Ishte vetëm i interesuar dhe është përkushtim i Shteteve të Bashkuara që të gjejmë një zgjidhje, por problemi është te Qeveria e Kosovës e nuk është te deputetët...jo, jo”, u shpreh ai.