Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti takohet me zyrtarë të lartë të BERZH-it në Qipro

Ministri i Financave Avdullah Hoti, po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të cilat këtë vit po mbahen në Qipro.

Delegacioni i Kosovës sot u takua me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Pierre Heilbronn, me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Berzh Holger Muent, Drejtoreshën për Transport Sue Barret si dhe Drejtorin Ekzekutiv të Konstituencës Ove Jensen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të gjitha takimet, zyrtarët e BERZH-it kanë përgëzuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave për implementimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjatë takimeve gjithashtu u diskutua edhe për projektet të cilat financohen nga ana e BERZH, me një portfolio totale prej 227 milion euro, prej të cilave 157 milion janë projekte aktive.

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë takimeve me zyrtare të lartë të BERZH-it I njoftoi ata për progresin e arritur në projekte, ku në veçanti u diskutua për projektet e infrastrukturës të cilat së shpejti fillojnë së implementuari.

Ndërsa gjatë takimit të ministrit Hoti me Drejtorin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor Holger Munet dhe ekipin i cili ka punuar në finalizimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, i cili ditë me parë është nënshkruar nga Kryeministri Mustafa, u diskutuan për fillimin e implementimit të këtij Memorandumi.

Hoti në cilësinë e Guvernatorit të Republikës së Kosovës pranë BERZH-it, nesër do të merr pjesë në sesionet plenare të Bordit të Guvernatorëve të BERZH-it, në të cilat do të diskutohen raportet e ndryshme vjetore të BERZH-it si dhe do të votohet për drejtor të konstituencave.