Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia nuk heq dorë nga përndjekja e Haradinajt

Gjyqësia serbe vazhdon përndjekjen e Ramush Haradinajt, komandantit të dikurshëm të UÇK-së, transmeton Koha.net njoftimet e medieve të Beogradit.

Agjencisë Tanjug i është konfirmuar nga kreu i gjyqësisë serbe se fletarresti ndërkombëtar ndaj haradinajt mbetet në fuqi dhe se ndjekja penale e tij vazhdon. Po ashtu pohohet se nëse Prokuroria Speciale për krimet e UÇK-së në Hagë hap procedurë kundër Haradinajt, Serbia do t’ia vë në dispozicion dëshmitë që ka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbetet në fuqi edhe fletarresti ndaj të gjithë të dyshuarve të tjerë pjesëtarë të UÇK-së, që janë nën hetime për krime lufte, pavarësisht nga presionet e Brukselit që të tërhiqen ”fletarrestet e skaduara”, transmeton Koha.net.

Gjykata franceze në Colmar më 27 prill refuzoi ekstradimin e Haradinajt në Serbi.