Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është informuar nga anëtarja Dardanë Neziri se ajo është ndier e ofenduar nga gjuha e përdorur nga zëdhënësja e prokurorisë, Liridona Kozmaqi - Hajdaraj e cila gazetaren e ka quajtur “të pa edukate dhe të pa aftë”.
Poashtu, sipas AGK-së, Neziri ka thënë se zëdhënësja Liridona Kozmaqi - Hajdaraj e ka kërcënuar gazetën “Koha Ditore” me moskthim të përgjigjeve në të ardhmen, gjë që, sipas këtij asociacioni, bie ndesh me parimet e transparencës dhe misionin e prokurorisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne e dënojmë këtë veprim duke besuar se veprime të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK thërret për bashkëpunim të zyrës për informim të prokurorisë me gazetarë pa përjashtim.
“Muajt e fundit AGK dhe Prokuroria e Shtetit janë angazhuar në krijimin e raporteve profesionale, gjithmonë në shërbim të komunikimit profesional dhe informimit të drejt të qytetarëve”, potencon AGK.