KFOR-i i dha leje Gjuriqit të hyjë në Kosovë, por Policia Kufitare e Kosovës e ktheu mbrapsht, në Jarinjë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk ka arritur që të jetë i pranishëm sot në kremtimin e Ditës së Fitores mbi fashizmin në Mitrovicë, pasi që ai nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHyrjen Gjuriqit në Kosovë ia ka ndaluar Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, pasi që ai nuk ka pasur leje hyrëse nga Qeveria e Kosovës.
Burime të sigurta të Veriu.info bëjnë të ditur se Gjuriqi ka thënë se ka leje të hyrjes nga KFOR-i, i cili në ato momente ishte duke e pritur në këtë pikë kufitare.
Mirëpo, edhe përkundër ‘lejes’ nga KFOR-i, Veriu.info mëson se Policia Kufitare nuk e ka lejuar të hyjë, pasi që KFOR-i nuk ka juridiksion në pika kufitare dhe rrjedhimisht për Gjuriqin e vetme leje valide do të ishte ajo e lëshuar nga autoritetet kosovare.