Organizata e vetëquajtur “Syri i popullit”, e cila muaj më parë kishte marrë përgjegjësinë për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi, përmes një komunikate për media ka thënë se sërish ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.
Kjo organizatë, në këtë komunikatë adresuar medieve, u ka bërë thirrje kryeministrit Isa Mustafës dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli që të mos marrin vendime për faljen e tokave shqiptare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexoni të plotë njoftimin e kësaj organizate:
“Shtabi Operativ i Organizatës “Syri i Popullit” për mjetet e informimit, bën të ditur se ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.
Njëitë tona, jane të gatshme dhe janë në çdo vend të tokës shqiptare. Konform situatës në Kosovë i bëjmë thirrje pushtetit kuisling, të kryekuislingut, Isa Mustafa dhe spiunit të rekrutuar franqez, Kadri Veselit, që mos të merrë vendime që falin toke shqiptare fqinjeve grabitqar.
Urdhërohen ‘Flamuri’ dhe ‘Shqiponja’ që të marrin të gjitha masat e duhura. Poashtu, urdhërohen edhe ‘Gjergji’ e ‘Bardhi’, që më përkushtim në bazë të statutit të Organizatës “Syri i Popullit”, të jenë në nivel të detyrave që i presin!
Urdhërohen poashtu, përjegjësi i operativës për Maqedoni, ‘Arifi’ dhe Zëvëndesi ‘Kushtrimi’ që të hakmirren për trimat që ranë si heronjë të vërtetë në Betejën e Kumanovës, sot dy vite më parë.
SHTABI OPERATIV I ORGANIZATËS “SYRI I POPULLIT”.