Gazeta zyrtare publikoi mbrëmë vendimin se Talat Xhaferi është kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kjo nënkupton se fillojnë të rrjedhin 10 ditë për dhënie të mandatit për formimin e qeverisë së re.
Ditë më parë Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare. Letra u konfirmua edhe nga kabineti i presidentit, nga ku theksojnë se Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës dhe praktikës së vendosur, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa ekspertët thonë se së shpejti do të kemi qeveri të re. Ata presin që Presidenti Ivanov mandatin për formim të qeverisë t’ia jep Zoran Zaevit. Në të kundërt shumica parlamentare do ta zgjedhë vetë Qeverinë.