Arbëri

Kikaj i quan nën presion të emocioneve deklaratat e Osmanit për Thaçin

Deklarata nën presion të emocioneve i ka cilësuar ato të Naser Osmanit, kolegu i tij deputet nga e njëjta parti, Agim Kikaj.

Osmani paraditen e së hënës tha se LDK-ja nuk do ta njihte Hashim Thaçin si president nëse PDK-ja e prish marrëveshjen e koalicionit, me anë të së cilës LDK-ja e ngjiti në krye të shtetit kundërshtarin më të madh politik të pasluftës.

Në Interaktiv të KTV-së, deputeti Agim Kikaj ka thënë se Thaçi është president i zgjedhur në mënyrë të rregullt e kushtetues.

“Unë nuk mund të dal jashtë asaj që është kushtetuese. Thaçi është zgjedhur president i Kosovës në bazë të marrëveshjes në mënyrë kushtetuese. Por prishja e marrëveshjes nuk lë shije të mirë”, ka thënë ai.