Arbëri

"Delawie s’e ka mision të bindë deputetët e LDK-së për ta votuar demarkacionin"

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Agim Kikaj, paralajmërimin për prezencën e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, në mbledhjen e nesërme me Grupin Parlamentar të LDK-së nuk e ka parë si presion.

“Nuk është kurrfarë presioni. Ai nuk do të thotë që duhet ta votoni, por ai edhe njëherë do ta bëjë të qartë qëndrimin e SHBA-së për demarkacionin”, ka thënë Kikaj, në “Interaktiv” të KTV-së.

“Kjo nuk është diçka e re në këto demokracitë e reja, sikurse te ne, në Shqipëri, Maqedoni. Ne e kemi orientimin e qartë dhe kemi nevojë për ndihmën e miqve”, ka thënë më tej.

Sipas Kikaj, Delawie nuk shkon në mbledhjen e GP të LDK-së për t’i bindur deputetët e LDK-së ta votojnë demarkacionin.

Kikaj ka mohuar të ketë pasur edhe ndonjë formë të presionit nga kryeministri Isa Mustafa ndaj deputetëve të LDK-së për ta votuar demarkacionin.