Për deputetin e LDK-së, Agim Kikaj, qeveria është në krye të detyrës.
Ai ka thënë se mbledhja e Qeverisë është shtyrë për të mërkurën. Ka thënë se po shkohet sipas rendit si janë shtruar gjërat.
“Së pari do të shkohet me mocionin dhe krahas saj mbledhja e Qeverisë”, ka thënë Kikaj në “Interaktiv” të KTV-së.
Vonesat në procedimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kikaj e ka lidhur edhe me bojkotin gjashtë mujor të Listës Serbe për institucionet e vendit.
“Vetëm dy nga deputetët tanë e kanë deklaruar votën e tyre kundër demarkacionit. Janë Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj. Ka edhe të tjerë që kanë shprehur dilema por le të shohim votën e tyre në Kuvend, s’kemi çfarë të fshehim. Ndërsa te PDK-ja janë 4-5 deputetë që janë deklaruar kundër”, ka thënë ai.
-
Shumica nuk tregon nëse ka arritur të sigurojë votat për seancën e së martës për demarkacionin
-
Lista Serbe po nëpërkëmbë Kuvendin, mban peng votat për demarkacionin
-
Zhvillimet e sotme në Qeveri e seli të LDK-së; Veseli me adresim nga Facebooku
-
Mësohet kërkesa e 16 deputetëve të LDK-së drejt Isa Mustafës për demarkacionin
-
Pasiguria rreth demarkacionit