Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Keqpërdorimi i 152 mijë eurove në faturim, çon prokurorinë në komunën e Pejës

Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar hetime ndaj kryetarit të Pejës dhe të tre zyrtarëve të tjerë të komunës, si dhe të pronarit të një kompanie, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht mashtrim.

Keqpërdorimet dyshohen të jenë bërë te faturimi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Procesi i faturimit dhe menaxhimi i kontratës si tërësi, sipas ekspertëve të prokurimit është përgjegjësi e menaxherëve të kontratës dhe jo përgjegjësi e drejtpërdrejt e kryetarit të komunës, përveç nëse ai ka qenë në njohuri për shkeljet e mundshme.

Në zyrën e kryetarit të Pejës po ashtu kanë thënë se menaxhimi i kontratave nuk bie në përgjegjësi të kryetarit, ndërsa futjen e emrit të tij në mesin e të dyshuarve, e kanë interpretuar si tendencë për ta dëmtuar politikisht, në prag të zgjedhjeve lokale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.