Kryeministri Isa Mustafa nuk i është nënshtruar kërcënimit të partnerit kryesor të koalicionit, PDK-së, për mbështetjen e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë, në rast se Mustafa dhe LDK-ja që ai e drejton, paraprakisht, nuk do ta procedonin për ratifikim Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe fill pas dështimit të ratifikimit ta shpërndanin Kuvendin.
Demarkacioni nuk do të procedohet para seancës së mocionit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDërgimi para deputetëve i marrëveshjes së kufirit ishte planifikuar të bëhej të hënën, nëpërmjet një vendimi të Kabinetit qeveritar.
Por mbledhja e Qeverisë, e paraparë të mbahej në orën 10:00, është shtyrë pas një takimi të përbashkët që ambasadori amerikan, Greg Delawie, e ka pasur me kryeministrin Isa Mustafa dhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, i cili e drejton PDK-në.
Palët aty janë marrë vesh që procedimi të ndodhë menjëherë pas seancës së mocionit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.