Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Projekti i shqiptarëve për ndërtimin e Kosovës, ende i papërfunduar

Projektin e shqiptarëve për ndërtimin e Kosovës, Ramush Haradinaj e quan ende të pa përfunduar. Thotë se kanë mbetur shumë gjëra të pakryera, madje edhe ato të arritura të Kosovës, janë duke u vënë në rrezik.

Këto deklarata, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i tha në shënimin e 17-vjetorit të themelimit të partisë që ai drejton.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj, madje shkoi më larg, duke thënë se Kosova është më keq se sa ka qenë edhe në kohën e UNMIK-ut.

“Kosova sot është më e korruptuar se në kohën e UNMIK-ut. Serbia është prezente në Kosovë më shumë se sa në kohën e UNMIK-ut, investimet e huaja s’kanë ndodhur me të cilat mund të mburreshim. Diaspora jonë që i jam mirënjohëse, i jemi sepse edhe në kohën e krizës ishin me ne, nuk po e gjejnë mënyrën për të investuar në Kosovë. Bujqit, sipërmarrësit janë keq, grantet ndalen rrugës ose arrijnë vetëm tek ata që janë të partisë në pushtet, po vazhdon me ndërhy në punët tona, arsimi i politizuar, shëndetësia në gjendje të rënd”, tha Haradinaj, raporton Kosovapress.

Por, gjendjen në të cilën është vendi, kreu i AAK-së ia faturon dy partive në pushtet, PDK-së e LDK-së që udhëhiqen vendin nga shpallja e pavarësisë.

“A kanë adresë këto probleme, pse jemi kështu? Po, kanë adresë, janë partitë në pushtet. Është PDK, e udhëhequr nga Thaçi, e tani Veseli, LDK e udhëhequr nga Mustafa, janë këto parti përgjegjëse për gjendjen në vend, kanë udhëhequr me vendin nga 2008-ta dhe shihni si e kemi vendin. Sot njerëzit tanë nuk kanë liberalizim, sot Kosova s’ka ushtri. A do ta vazhdojmë kështu? Jo, duhet ta ndalim këtë gjendje. E vetmja mënyrë me ndal këtë gjendje, këta njerëz, është kur të vjen dita e votës, të nesërmen është vonë, atë ditë është dita kur mund t’i ndalim këta njerëz, kur mund ta ndalim këtë gjendje”, u shpreh Haradinaj.

I pari i AAK-së tha se nëse duan ta ndalin këtë gjendje, duhet të bashkohen të gjithë, duke iu bërë thirrje partive në opozitë që ta ndalin këtë gjendje në mënyrë që të krenohen para miqve, brezave të ardhshëm.

Haradinaj foli edhe për partinë që udhëheq ai për këto 17 vjet të rrugëtimit të saj.

“17 vjet Aleancë, ka këtu që nga themelimi, por ka anëtarë që sot kanë aderuar në AAK. 17 vjet sulme nga me të ashprat për Aleancën, 17 vjet goditjet nga me të vështirat, më të ndryshmet, konspiracionet me të mëdha të mundshme, përfshi jo vetëm brenda, por edhe jashtë. I kemi mbijetuar, jemi subjekt politik i strukturuar, me vizion dhe me besim që kanë njerëzit në Aleancën, por edhe miqtë që kanë besim në Aleancën”, shtoi ai.