Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Do të angazhojmë edhe ne emra të njohur për dialogun me Kosovën

Kryeministri i Serbisë, njëherësh president i zgjedhur, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi do të angazhojë emra të njohur botërorë si ndihmues në bisedimet me Kosovën.

Këtë deklaratë, Vuçiq e bëri pasi në media ditë më parë u raportua se delegacionit të Kosovës do t’i bashkohen emra të njohur të politikës botërore, si Madeleine Albright e Martti Ahtisaari, raporton FoNet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, ai ka thënë se edhe angazhimi i tyre nuk do të mund ta ndryshonte formatin e dialogut pasi që kjo varet nga konsensusi.

“Do të kemi edhe ne njerëz që do ta ndihmojnë palën tonë dhe ata janë emra të njohur botërorë”, ka thënë Vuçiq, duke mos precizuar se për kë bëhet fjalë, transmeton Koha.net.

Duke folur për rajonin, Vuçiq tha se atë e brengos kompania kroate “Agrokor”, tensionet në Bosnje e Hercegovinë dhe ideja e Shqipërisë së Madhe.