Opozita zyrtarisht nuk ka më kohë për t’u regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit, afat të cilin kryeministri Rama e kishte lënë si një derë hapur për t’u bërë pjesë e garës.
Pas shumë debatesh, KQZ miratoi përbërjen e fletës së votimit, në vetëm një faqe. Në fletën e votimit, në renditjen e partive të regjistruara për zgjedhjet e ardhshme, PS renditet e fundit, numri 15 dhe pranë saj me numrin 14 është përzgjedhur sipas shortit të hedhur në KQZ, LSI.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLista kryesohet nga Fryma e Re Demokratike, për të vijuar më pas me partitë e tjera të regjistruara. Për 3 anëtarë të KQZ, votimi për fletën e votimit është në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor pasi shkel të drejtën e secilës prej 15 partive të regjistruara të bëjnë ankimim në Kolegj Zgjedhor.