Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe përkundër rritjes ekonomike, Kosova pësoi rënie në eksport dhe në investime të huaja

Me të ardhur në krye të ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa kishte thënë se me programin qeverisës të koalicionit LDK-PDK, Kosova do të bëhet vend i zhvilluar ekonomikisht, ndërsa qytetarët do të mburren me vendin e tyre.

Në prezantimin e programit qeverisës, kryeministri Mustafa kishte shprehur dyshimet për realizimin e premtimit elektoral për krijimin e 120 mijë vendeve të punës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rënia e investimeve të huaja dhe e eksportit, janë vetëm disa nga trendët negativë të ekonomisë vendore.

Të dhënat për muajin mars të Agjencisë së Statistikave dhe të Bankës Botërore, tregojnë se Kosova eksportoi vetëm 31,2 milionë euro dhe pati ulje të investimeve të huaja.

Njohës të ekonomisë thonë se ka shumë arsye pse Kosova pësoi ngecje ekonomike. Qeverisja trevjeçare PDK-LDK, nuk i ka realizuar premtimet e fushatës parazgjedhore.

PDK-ja kishte premtuar 200 mijë vende pune, ndërsa LDK-ja 120 mijë.