Rrëzimi eventual i Qeverisë do të marrë me vete edhe shpresën se Kosova do të ketë Ushtrinë e saj gjatë 2017-ës.
Me shpërbërjen e Kuvendit përfundojnë të gjitha procedurat edhe për ligjet që ishin në proces dhe rrjedhimisht edhe Iniciativa e presidentit Thaçi, për krijimin e Ushtrisë përmes Ligjit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo iniciativë do të kthehet në pikën zero, pavarësisht se Ligji që u kërkua të pezullohet nga vetë iniciuesi, tashmë është proceduar në formë të rregullt për shqyrtim të parë në Kuvend, nga Komisioni Parlamentar për Siguri.
Sidoqoftë, për analistët, iniciativa e presidentit, pavarësisht se ishte ide e mirë, nuk u përcoll me veprime konkrete institucionale.
Por ka shpresë se Ushtria nuk do të jetë pjesë e fushatës tashmë pothuajse të nisur, sepse dështimi në këtë çështje nuk është diçka për t'u krenuar.