Greg Delawie, ambasadori i SHBA në Kosovë dhe kryeministri i vendit dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nesër, merr vesh KTV, do të takohen anëtarët e grupit parlamentar të LDK-së.
Takimi do të fillojë në orën 11:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy takim mbahet një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës të caktuar për mocionin e mosbesimit të Qeverisë e të kërkuar nga opozita dhe e përkrahur nga tetë deputetë të koalicionit qeveritarë.
Disa deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër versionit aktual të marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, nga Londra ka paralajmëruar se demarkacioni do të procedohet nga Qeveria në Kuvend dhe se për këtë kishte biseduar me zyrtarin e lartë amerikan Hoyt Yee.
Sot, ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Qeverisë për procedim të ligjit për demarkacion në Kuvendin e Kosovës.
