Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Linjë ajrore shqiptare me ndihmën e “Turkish Airlines”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se, me ndihmën e “Turkish Airlines”, do të nisë projekti për një linjë ajrore shqiptare.

“Cilësia e transportit ajror të shqiptarëve lë shumë për të dëshiruar. Flas për shërbimin që u jepet njerëzve në shumë drejtime, me një cilësi të ulët dhe kosto të lartë. I jam mirënjohës Presidentit të Turqisë dhe drejtuesit ekzekutiv të “Turkish Airlines”, që po na japin një ndihmë të vyer”, tha Rama, transmeton TCH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi afër realizimit të projektit dhe shpresojmë që këtë vit të nisin fluturimet e para. Kompania e re shqiptare shpresoj që të shërbejë me të njëjtën cilësi si “Turkish Airlines”, edhe pse në madhësi nuk mund të krahasohemi”, shtoi kryeministri.

Rama premtoi: “Ne do i japim shqiptarëve një mundësi të re dhe do të nisim një epokë të re edhe në këtë drejtim”.