Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia e Tiranës ka një zv/ drejtor të ri dhe shef të ri rrugor

Vijojnë ndryshimet në postet drejtuese të policisë në Shqipëri. Arsen Sinomati, i cili deri tani ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit nr 2, është emëruar zv/drejtor i Policisë së Tiranë. Ai zëvendëson në këtë post Skënder Hitën. Po kështu largohet shefi i Rrugores, Ervin Hasrama dhe në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti

Ndërkohë më 27 prill pati një tjetër rokadë ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare Policia e Shtetit u përfshi nga një valë e gjerë ndryshimesh që prekën si Drejtorinë e Përgjithshme ashtu edhe krerët e 10 qarqeve në vend, duke lënë të pandryshueshme dy qarqe Dibrën dhe Kukësin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej kësaj dite drejtimin e policisë së Tiranës e mori Ardi Veliu i cili zëvendësoi Ervin Hodajn

Ndër emrat me të spikatur që ndryshuan ishin dhe ato të Drejtorit të Përgjithshëm të Krimit të Organizuar. Pas largimit të Ardian Çipës u drejtua nga një ish vartës itij Idajet Faskaj.