Në Prishtinë, kryesisht qendra e saj, ka prani të shtuar forcash policore të Kosovës.
Koha.net ka siguruar fotografi ku shihen disa grupe të policëve që kanë dalë në terren, kryesisht përreth Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria e Kosovës ka paralajmëruar se sot do të procedojë në Kuvend Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.
Mbledhje e Qeverisë është dashur të fillojë në orën 10:00, por ajo ende nuk ka nisur.
Duket se policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie për çdo rast të mundshëm, meqë çështja e demarkacionit vazhdimisht ka prodhuar dramë midis një pjese të deputetëve, rrjedhimisht edhe të ndjekësve të tyre.
Burime të Koha.net kanë mësuar se anëtarëve të Kryesisë së PDK-së iu është kërkuar të mos largohen nga kryeqyteti, që do të thotë se kreu i saj, që është edhe i Kuvendit, pret “të papritura”.
Në anën tjetër, kryetari i Vetëvendosjes dhe shefi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, kanë paralajmëruar mbledhje urgjente në orën 12:00.
{gallery}