Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Afro 500 hektarë tokë bujqësore çdo vit shndërrohen në atë ndërtimore

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se deri në 500 hektarë tokë bujqësore për çdo vit shndërrohen në tokë ndërtimore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtues të kësaj Ministrie kanë thënë për “Kohën Ditore” se komunat në të cilat më së shumti është bërë ndërrimi i destinimit të tokës bujqësore në tokë për qëllime jobujqësore janë ato të cilat kanë zhvillim më të hovshëm ekonomik (ngritje e objekteve për veprimtari afariste, zona ekonomike, autoudhë etj.) dhe në të cilat kërkesa për zgjerim të zonës urbane për ndërtimin e objekteve të banimit në tokat bujqësore ka qenë shumë e lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë listë prijnë Komuna e Prishtinës dhe ajo e Graçanicës, pastaj radhiten komunat e Ferizajt, e Fushë-Kosovës, e Pejës, e Prizrenit, e Gjilanit dhe Komuna e Lipjanit.

Idriz Gashi, shef i Divizionit për Tokat Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, ka thënë se Ministria, megjithatë, nuk posedon të dhëna të sakta në lidhje me tokat e “zhdukura” bujqësore, pasi që komunat nuk i raportojnë të dhënat në mënyrë të rregullt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.