Jetëgjatësia e koalicionit qeverisës do të vihet në test gjatë kësaj jave. Mocioni i iniciuar nga opozita, si dhe Marrëveshja e demarkacionit, që pritet të procedohet për votim janë vlerësuar si akte që do t’i japin epilog bashkëjetesës në mes PDK-së dhe LDK-së.
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot (e hënë) për ta miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, e cila menjëherë do t’i përcillet Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk përjashtohet mundësia që të njëjtën ditë të mblidhet edhe Kryesia e Kuvendit për ta futur në rend dite në seancë plenare.
Nuk dihet nëse Qeveria do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme, e cila mund të mbahet qysh të hënën. Kjo pasi të martën Kosova feston 9 majin dhe është ditë pushimi, ndërkaq të mërkurën në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit për Qeverinë Mustafa, i iniciuar nga partitë opozitare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.