Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Procesi i privatizimit pritet të zgjasë së paku edhe pesë vjet

Së paku edhe pesë vjet do t’i duhen Agjencisë Kosovare të Privatizimit për të përmbyllur procesin e shitjes së të gjitha ndërmarrjeve shoqërore.

Drejtues të këtij institucioni kanë thënë se janë dakorduar me Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, që periudha prej 5 vjetësh është reale për ta përmbyllur privatizimin edhe të rreth 55 për qind të aseteve të mbetura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo pasi Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka kërkuar nga AKP-ja që të kompletojë Strategjinë për përfundimin efektiv të procesit të privatizimit me kosto racionale në interes publik, duke përfshirë edhe çështjen e tokave në pronësi shoqërore, brenda një periudhe të arsyeshme kohore.

Kryeshefi ekzekutiv i AKP-së, Ekrem Hajdari, ka thënë për gazetën se institucioni që drejton tashmë ka përpiluar edhe planin strategjik për përmbylljen e procesit të privatizimit brenda periudhës pesëvjeçare. Edhe pse AKP-së i janë dashur 15 vjet për të privatizuar 45 për qind të të gjitha aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, sipas tij pjesës së mbetur i nevojiten 5 vjet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.