Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë akuzon UP-në për standarde të dyfishta në avancime

Profesori asistent në Fakultetin e Mjekësisë, Mentor Sopjani, ka akuzuar Universitetin e Prishtinës për padrejtësitë në procesin e avancimit nga asistenti në profesor të asociuar.

Ndonëse ky avancim ndodh rrallë, meqë anashkalohet titulli profesor asistent, ai ka insistuar se i ka plotësuar kriteret e nevojshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sopjani për gazetën ka thënë se Senati i UP-së po përdor vlerësim të dyfishtë duke avancuar njerëz që nuk e meritojnë, derisa po i diskriminon ata që i kanë të tejkaluara arritjet shkencore.

Bazuar në Statutin e UP-së, përveç të tjerash, për titullin profesor asistent duhet një punim shkencor, për titullin profesor i asociuar tri punime shkencore, derisa për titullin profesor i rregullt pesë punime shkencore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.