Ish-deputeti i Partisë Demokratik të Kosovës, Behar Selimi, tash zëvendësministër i Punëve të Brendshme, është shprehur i bindur se shumica e deputetëve të PDK-së, do të votojnë kundër mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Ai ka thënë për KosovaPress se mocioni që do të jetë në seancën e së mërkurës, është një e drejt demokratike, ku kërkohen 61 vota të deputetëve. Kurse nga PDK, thotë se mund të votohet nga një ose dy deputetë, pasi shumica absolute janë unik dhe kanë mendime të bashkuara rreth shumë çështjeve të mëdha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj që mund të ketë një individë ose dy por nuk e besoj që do të gjejnë shumë në grupin e PDK-së që të bëhet pjesë e mocionit, nuk e besoj. Mund të ketë ndonjë individë por jo grup që do të ishte vendimtar për rrëzimin e Qeverisë, këtë nuk e besoj, pra nuk e besoj që do të ketë aq deputetë me numrin e të cilëve do të rrëzohet Qeveria”, tha ai.
Duke parë situatën aktuale politike në vend, ish-deputeti i PDK-së, thekson se era e zgjedhjeve po vije, edhe pse e quan shpenzim të tepërt për vendin mbajtjen e shpeshtë të zgjedhjeve. Megjithatë, sipas tij, kur nuk ka vendimmarrje duhet t’i drejtohen popullit.