Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gecaj: Po të merreshin në konsideratë dëshirat e Serbisë, ne nuk do të ekzistonim

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës njëherësh Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë një reagim ndaj ministrit serb të Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, i cili lëshoi ngjarjen komemorative në shenjë proteste dhe tha se Kosova nuk është shtet.

Gecaj ka thënë se po të merreshin në konsideratë dëshirat e shtetit të Serbisë, kosovarët nuk do të ekzistonin as fizikisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po të merreshit në konsideratë ju dhe dëshirat e shtetit të Serbisë, ne sipas të gjitha gjasave as që do të ekzistonim fizikisht në trojet tona; por, e mira e të mirave është se ju më nuk u pyet askush se çka dhe se sa i lejohet Republikës së Kosovës. E vetmja arsye pse ne ende diskutojmë me ju, është interesi i shtetit të Kosovës dhe i qytetarëve tonë të përkatësisë serbe, të cilët fatkeqësisht ende nuk e kanë kuptuar tërësisht se rreth 100 mijë serbët e Kosovës janë vetëm karrem për shtyrjen para të interesit të rreth 7 milion serbëve të Serbisë. Serbët e Kosovës duhet dhe sigurisht që do të ndërtojnë ardhmërinë e tyre brenda shtetit dhe institucioneve kosovare”, ka shkruar Gecaj.

“Aleksandar Vulin: “Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të paraqitet në asnjë formë tjetër, përveç asaj që i lejohet”, ka përfunduar ai.

http://www.koha.net/arberi/17041/vulin-leshon-mbledhjen-komemorative-ne-austri-per-shkak-te-flamurit-te-kosoves/