Pas vendosjes së një kurore lulesh në monumentin e kampit të përqendrimit në Mathauzen, Austri, ministri serb i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin lëshoi ngjarjen komemorative në shenjë proteste për praninë e delegacionit të Kosovës në mbledhjen.
Vulin në këtë mënyrë bërë një protestë zyrtare, por edhe ka shtuar se delegacioni i Qeverisë së Serbisë ka vënë kurorë lulesh në vendin ku prehen mijëra njerëz të vrarë, raporton Tanjug.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne kemi vënë kurorë lulesh dhe kemi treguar se sa i respektojmë dhe vlerësojmë të gjithë ata që kanë vdekur këtu dhe se sa e vlerësojmë vuajtjen dhe ankthet e njerëzve. Por delegacioni ynë nuk ka mundur të lejojë që në heshtje të shikojë se si flamuri i shtetit të rremë të Kosovës të paraqitet këtu si shtet i vërtet dhe të cilët thirren sikur kanë qenë pjesë e koalicionit anti-fashist”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se “Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të paraqitet në asnjë formë tjetër, përveç asaj që i lejohet”.
“Kjo për fat të keq nuk ndodhi këtu. Për ditë të tëra flasim, dhe ja edhe këtu po flasim, për atë se si mos-respektimi i historisë mund të sjellë të këqija. Kjo sot edhe ndodhi, flamuri i Kosovës në mesin e shteteve nuk mund të jetë, dhe kjo është e keqe. Flamuri i Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në mesin e anëtarëve të koalicionit anti-hitler, në mesin e vendeve fituese”, ka porositur Vulin.