Ministri i Financave, Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin.
Kjo pasi, sipas tij, qytetarët e Kosovës, në veçanti studentët e bizneset, po i vuajnë pasojat e mos-liberalizimit të vizave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Studentët kosovarë humbin mundësinë për pjesëmarrje në konferenca apo për vizita akademike si shkak i procedurave për marrje të vizave. Bizneset kosovare humbin miliona në pamundësi të lëvizjes lirshëm në tregun e madh të BE-së për shkak të vizave”, ka thënë Hoti, raporton Koha.net.
“Të gjithë deputetët, pozitë dhe opozitë, le të marrin parasysh këto kur të vendosin për votën e tyre lidhur me demarkacionin”, ka përfunduar Hoti.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi do të del për votim në Kuvend javën që po vjen.
Paralajmërimin e qeverisë se do ta procedojë në Kuvend demarkacionin, opozita e konsideron si lojë të rrezikshme për vendin.
Driton Çaushi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë për KTV-në se nëse një gjë e tillë ndodhë javën e ardhshme, Kosovës do t’i bëhet një e keqe e madhe.
Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj deklaron se për një gjë të tillë do të reagojnë për ta parandaluar si në Qeveri ashtu edhe në Kuvend.
Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën ku pritët të vendos për dërgimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend.
Këtë premtim Mustafa ia ka dhënë zv.ndihmëssekretarit amerikan të shtetit Hoyt Yee.