Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia Fjala garon e vetme, pa koalicion

Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, Kryesia e partisë Fjala me 32 vota “për” dhe 3 vota “kundër”, mori vendim që të garojë e vetme, pa koalicion në zgjedhjet e përgjithshme që, sipas kësaj partie, “pritet të mbahen gjatë muajit qershor”.

“Zhgënjimi masiv që ekziston ndër qytetarë, izolimi i qytetarëve, shkalla e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, mungesa e drejtësisë, moszhvillimi ekonomik dhe rrënimi i perspektivës janë shkaktarët kryesorë që neve si parti re dhe parimore, na hap rrugë që në këto zgjedhje të arrijmë rezultate të mira dhe të përfaqësojmë dinjitetshëm interesin e qytetarëve dhe jo interesat personale”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo