Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në asnjë rast LDK nuk i frikësohet mocionit dhe nuk kanë pse shqetësohen ndaj asnjë mocioni të askujt.
Mustafa i bëri këto komente në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Ferizaj, ku tha se do të marrin vendime që do të liberalizohen vizat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të ua mundësojmë me dalë prej izolimit. Ky nuk është vendim popullist, është vendim bashkërisht me SHBA-në”, tha ai, raporton KP.
Ai shtoi se kanë marrë përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik dhe kanë arritur normën ekonomike më të lartë.
“Këtë e kemi arritur me qeverinë. Nuk do të ndalemi dhe nuk frikohemi në asnjë rast, i kemi rrit pensionet, e kemi kryer pagesën e veteranëve gjatë këtij mandati”, tha Mustafa.