Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përmbledhje e KTV-së për reagimet e sotme ndaj mocionit të opozitës

Nga Londra, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thumbuar partnerin e koalicionit – PDK-në, duke ia adresuar aferat e kaluara ekonomike.

Në Facebook, ashtu siç bën zakonisht, ai u është drejtuar qytetarëve rreth nismës për rrëzimin e Qeverisë që udhëheq, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkitin 30 milionë euro nga Telekomi i Kosovës”, ka qenë porosia e Mustafës pas kërkesës për rrëzim të Qeverisë së tij.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk i ka siguruar që deputetët e kësaj partie nuk do ta mbështesin mocionin e opozitës.

E LDK-ja nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse ka votat që ta kalojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, që është paralajmëruar të riprocedohet të hënën në Kuvend nga Qeveria.


Përmbledhje e KTV-së për reagimet e sotme ndaj... by kohanet