Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Beograd thonë se janë të gatshëm për vazhdimin e dialogut, por kurrë që ta pranojnë Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

Gjuriq për Radiotelevizionin e Serbisë tha se përfaqësuesit e BE-së dhe Beogradit janë të interesuar për vazhdimin e dialogut me përfaqësuesit e Prishtinës, dhe beson se dialogu do të vazhdojë kur të tri palët të jenë të gatshme për këtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Asnjëherë ata nuk do t’i presë asnjë formë e pavarësisë”, tha Gjuriq, duke shtuar se “deklaratat për pavarësinë e Kosovës përdoren për nevoja vendore”.

Sipas tij, pa dialog asnjëherë nuk do të gjendet zgjidhja e situatës në Kosovë, përcjell ksp.

Gjuriq theksoi se edhe bashkësia ndërkombëtare është përgjegjëse për zhvillimet në Kosovë dhe shtoi se “është mirë të dëgjohet dënimi i deklaratave të udhëheqjes së Prishtinës për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.