Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mitrovicasi Fehmi Ferati: Ermal i dashtun, uroj të bëhesh hero i ndryshimit të qytetit

Mitrovicasi Fehmi Ferati, autor i emisionit “Fehi po thotë” në KTV, ka postuar një mesazh emocionues, pas rastit tragjik të vdekjes së Ermal Kamberit, që ndërroi jetë pas plagëve që mori nga një sulmues, tash për tash ende në arrati.

Ermali u vra në vendin e tij të punës, në një kafene në Mitrovicë, me tre plumba.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimin e Feratit po e japim të plotë dhe pa ndërhyrje:

Ermal i dashtun, Loqkaman, keshtu te quaja sepse ishe gjithmone i buzeqeshur sa here me ke sherby kafene! Uroj te behesh heroi yne qe ky qytet duhet ndryshu dhe cdo prind e cdo bashkemoshatar i yti te kujtoj menyren e padrejte se si na ike nga kjo bote!

Keshtu e ka shoqeria e shpifun dhe e lige me te cilen ke bashkjetu, te vrajne ne vend te punes pastaj vrasesi disi e merr nje denim simbolik, dhe neve qe sot jemi te tronditun na kalon disi kjo dhimbje e nuk te harrojme, po zakonisht sapo ndodhin raste tjera neve te permendim dhe na bie ne mend per ty Ermal!

Matrapazet, hajnat e analfabetet kercenojne me cdo gje duke shkelur ligje e rregulla e qytetaret e ndergjegjshem (e frikacak) kane vetem nje pergjigje: Ketu ska kurgjo duhet me ike prej k'tuhit?!

Ku jane sot partite politike ne Mitrovice qe nuk ka dite qe nuk leshojne deklarata boshe elektorale?! Ku eshte shoqeria civile e Mitrovices qe sa here marrin naj fond a projekt duken si heronje te qytetarise dhe ndergjegjesimit e kur nuk ka fonde skutaven diku?!

Ku eshte komuna e Mitrovices sot me kryetarin prej palaqo qe cdo gazetar e medium e therrasin per show e hajgare?! Komuna, qe leshon leje per discoteka ne mes qyteti e terrorizojne qytetaret me muzike live e mos me permend qe nuk paguajne as per hapesira publike qe shfrytezohen po nga keto diskoteka?!

E policia qe kane shume informata e po ndodh qe ndonje nga komandantet e matrapazet me rreh policin shuplaka gojes?!

Po qytetaret qe kur pijne kafe kane zgjidhje per cdo problem e kur duhet reagu zakonisht nuk eshte problemi i tyre?! Po ky qytet i rradhitur ne fund te listes nga qytetet e Kosoves si me i varferi e me se shumti muzika live me "yje" te pornostrades?!

Po si u fundos ky qytet keshtu?! Ermal i dashtun te na behesh hero se ka i ardhe fundi matrapazllekut! Ose ikjes nga qyteti yt!