Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se nuk dihet nëse demarkacioni do të votohet këtë të hënë, raporton KTV.
Ai nuk ka pranuar se Qeveria po e riprocedon demarkacionin në këtë kohë vetëm për shkak të seancës për mocionin e opozitës, që zhvillohet të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk them se do të votohet të hënën sepse e dini si shkojnë procedurat. Sidoqoftë ne kemi punuar vazhdimisht dhe kemi biseduar me deputetët tanë për sqarimet e nevojshme, për hezitimet eventuale që kanë ata por ajo që kam thënë edhe dje edhe sot po e përsëris, nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë që është ai numër i deputetëve që janë kundër demarkacionit”, ka thënë Beqiri.
Sipas tij, janë vetëm 2-3 deputetë të LDK-së që kanë rezerva për marrëveshjen me Malin e Zi. Beqiri gjithashtu ka folur për mocionin e opozitës, me besimin se partneri i koalicionit PDK-ja, nuk do ta votoj atë.
“S'dua të paragjykoj asgjë por ne jemi subjekt serioz, sillemi seriozisht dhe e respektojmë marrëveshjen”, është shprehur Beqiri .
Partitë opozitare të përkrahura edhe nga deputetë të PDK-së kanë nënshkruar mocion mosbesim ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, e cila votohet të mërkurën. Pas kësaj, Qeveria paralajmëroi se të hënën e riprocedon në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.