Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe te varri i Fehmi Aganit, në 18 vjetorin e vrasjes së tij. Bashkë me familjen e të ndjerit, homazhet janë bërë në emër të kryeministrit Isa Mustafa dhe kryetar i LDK-së dhe kryesisë së kësaj partie.
“Ne përkujtojmë veprën e tij madhore. Ka qenë padyshim ndër njerëzit kryesor që i ka pri lëvizjes sonë shumë vjeçare, bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rugova dhe padyshim që mungesa e tij ndihet shumë sepse ka jo vetëm njeri i shkencës por edhe politikës, njeri largpamës dhe për shumë vite po i mungon jetës institucionale të vendit tonë dhe asaj akademike”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProfesori dhe aktivist i LDK-së, Fehmi Agani ishte vrarë nga forcat serbe më 6 maj 1999.