Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arifi e Abrashi dakordohen për të hequr nenin që përcakton pagën minimale sipas moshës

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kanë njoftuar se janë dakorduar për heqjen e kriterit të moshës si përcaktues të pagës minimale.

Arifi ka thënë ka thënë se me ministrin Abrashi kanë pasur bashkëpunim të mirë, por edhe përplasje në disa momente. Por ka shtuar se është e rëndësishme që janë pajtuar se duhet hequr, siç ka thënë ai nenin diskriminues nga udhëzimi administrativ që përcakton pagën minimale prej 135 euro, për personat deri në moshën 35 vjeçare, ndërsa 170 euro për persona mbi këtë moshë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Abrashi këtë dakordim e ka quajtur lajm të mirë, ndërsa ka paralajmëruar se do ta përcjellë në Qeveri propozim-ndryshimin udhëzimit në fjalë, për ta larguar këtë kriter, në mënyrë që të mos ketë “dallime diskriminuese në bazë të moshës”.

Pos kësaj, të dy kanë njoftuar se janë duke diskutuar edhe për rritjen e pagës minimale në tërësi, por asnjëri nuk ka pranuar të jap ndonjë shifër në këtë fazë.

Arifi e Abrashi, kanë mohuar lidhjen e diskutimeve për pagën minimale me kohën kur janë shtuar zërat për zgjedhje të reja, duke thënë se diskutimet mes tyre kanë filluar në janar.