Arbëri

PDK-ja jep shenja se s’do ta votojë demarkacionin, për mocionin e opozitës vendos të mërkurën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka theksuar se demarkacioni nuk është pretekst për rrëzimin e qeverisë së Kosovës.

“Për këtë duhet të kemi konsensus nacional”, ka thënë ai. Kuçi ka thënë se nuk duhet të shkojmë vetëm për lojë për votimin e demarkacionin.

Në një paraqitje në televizionin publik ai ka bërë të ditur se skena politike e Kosovës ka nevojë për ristartim.

“Zgjedhjet duhet të jenë demokratike dhe fer”, ka thënë ai.

Ka thënë se PDK-ja i respekton marrëveshjet.

“Nuk kemi asnjë hatrim për respektim për marrëveshjet. Dy çështjet konkrete kanë të bëjnë me dinamikën e zhvillimit dhe të kemi prodhues të politikës”, ka thënë ai.

Kuçi në RTK ka deklaruar se qëllimi në PDK është që të ketë një dinamikë më të madhe.

Ai ka thënë se sa i përket mocionit të opozitës për rrëzim të qeverisë është të diskutohet më gjerë dhe të jetë vendim i përbashkët dhe i koordinuar.

“Në PDK para ditës së votimit të mocionit do të kemi vendim”, ka thënë ai.

Kuçi, ka bërë të ditur se do të shikojnë interesin e vendit.

“Nëse nuk ka mundësi për vendimmarrje, të gjendet mënyra për të shikuar në zgjedhje. Nuk është mocioni që e rrëzon qeverinë”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka folur edhe për situatën në Maqedoni, kur ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit është gjë e mirë. Sipas tij shqiptarët janë 30 për qind dhe njëra ndër pozitat kyçe në udhëheqjen e Maqedonisë duhet të u takojë shqiptarëve.