Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ndalen protestat antishqiptare në Maqedoni

Protesta e organizuar nga e ashtuquajtura shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, ka vazhduar edhe sot.

Marshi i tyre filloi nga qeveria dhe përfundoi para Kuvendit, raporton Alsat M. Ata përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë që paralajmëruan padi për të gjithë ata që votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit.

Protestuesit gjithashtu kërkuan lirimin e të arrestuarve për dhunën në Kuvend nën pretekstin se ata janë të pafajshëm.

Edhe sot numri i protestuesve ishte dukshëm i ulët, derisa numri i forcave policore rreth Kuvendit dhe Qeverisë ka qenë shumë i lartë