Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa njëherësh kreut të LDK-së, se rrëzimin e Qeverisë po e duan ata që kanë probleme me ligjin, krimin e korrupsionin.
Ka thënë se tani kur mocioni mori formën e vet dhe kryeministri e ka parë seriozitetin e tij, Mustafa po nxjerrë ide e anekse nga me të ndryshmet të mundshme për të shpëtuar vetveten, por jo Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuovetëdijshëm që ka sjellë vetëm dëme prej kur erdhi në krye të vendit, Isa Mustafa po tenton t'i nxjerrë në lajthitje popullin por edhe ndërkombëtarët, me propozime e ide totalisht në kundërshtim me parimin e së vërtetës për integritetin e sovranitetin e vendit”, ka thënë Lekaj në profilin e tij në Facebook.
“I bëjmë me dije kësaj qeverie dhe kryeministrit të saj se, me ose pa demarkacionin nuk kanë shpëtim nga rënia, kjo sepse deri tani vetëm i kanë rënë Kosovës, e kanë dërrmuar me keqqeverisje. Mocioni është i vërtetë dhe si i tillë besojmë shumë që do të materializohet të mërkurën, me mbështetjen e të gjithë deputetëve, për ti dhënë shansin Kosovës të bëjë ndryshimin për veten, për të tashmen e të ardhmen e saj. Kosova duhet t'i kthehet sovranit të saj, popullit”, ka thënë ai.