Partia e Drejtësisë dënon ashpër veprimet e sotme të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët siç thotë PD, ushtruan dhunë fizike ndaj nënkryetarit të kësaj partie dhe njëherësh këshilltarit politik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Qeram Telqiu.
“Partia e Drejtësisë shpreh bindjen se dhuna në asnjë mënyrë dhe nga askush nuk guxon të përdorët si formë e veprimit politik, e më se paku nga aktivistët e subjektit politik që është i përfaqësuar në organin më të lartë ligjvënës të vendit. Qeram Telqiu është veprimtar i kamotshëm i kauzës kombëtare, ish i burgosur politik nga regjimi serb, një nga themeluesit dhe nënkryetar i Partisë së Drejtësisë i cili tërë jetën e tij ia ka kushtuar formimit të shtetit dhe ndërtimit te tij duke vazhduar të angazhohet me të njëjtën vendosmëri për ruajtjen dhe përparimin e institucioneve shtetërore”, thuhet në reagimin e PD-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia e Drejtësisë është e bindur se vetëm rruga e drejtësisë, paqes, mirëkuptimit, dialogut konstruktiv politik dhe e tolerancës është rruga e një perspektive të sigurt të Kosovës.