Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gecaj nënshkruan marrëveshje me organizatën Jo-Qeveritare "Harvard Professional Academy"

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare "Harvard Professional Academy", Xhemajl J. Berisha, për financimin e projektit "Rritja e kapaciteteve të zyrtarëve lokal për qeverisje, respektivisht shërbime dhe prokurim në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas”.

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunal të komunave: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas për e-qeverisjen, e-shërbimet dhe e-prokurimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë mënyrë bizneseve dhe qytetarëve u mundësohet qasja online në shërbimet e prokurimit, duke rritur efikasitetin e organeve lokale dhe mundësitë për bizneset dhe qytetarët që të marrin shërbime të shpejta në çdo kohë.