Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kur ndodhi çlirimi i Kosovës, sipas Demës?

Rektori i UP-së, njëherësh edhe aktivist i lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, Marjan Dema në Rubikon të KTV-së theksoi se pikërisht kjo nismë bëri që okupatori serb atëkohë të kuptonte se kush ishte populli shqiptar.

“Çlirimi i Kosovës ka ndodh po ato ditë, ato ditë i treguam haptas okupatorit se ne jemi unik, jemi një trup, mendojmë një trup dhe do të vazhdojmë si një trup”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, po të mos faleshin gjaqet, serbët do ta shfrytëzonin këtë për të paraqitur një realitet sa më të zi për popullin shqiptar.

“Ta imagjinojmë sikur të kishim hyrë në luftë me gjithë atë hasmëri, ajo propagandë e fuqishme e atij pushteti aq të fortë do të na kishte nxjerrë në opinion ndërkombëtar se shqiptarët e vrasin njëri tjetrin”, ka thënë Dema.