Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se opozita nuk mund t’i jap fund koalicionit qeveritar PDK-LDK, derisa ka shtuar se nuk është politikë që një politikan të qëndrojë në pozitë për hir të kolltukut.
Pas caktimit të ditës dhe orës për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, Veseli ka thënë se do të vazhdojë komunikimin me partnerin e koalicionit, por sipas tij, gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë do të vazhdoj komunikimin me partnerin e koalicionit. Gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme as unë e as qytetarët nuk janë të kënaqur. Nuk është opozita ajo që muns ti jep fund koalicionit. Nuk është politikë të qëndrosh për hir të kolltukut. Duhet vendimmarrje”, ka thënë Veseli.