Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët kanë zhvilluar një vizitë pune në selinë kryesore të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë, në Stokholm, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Gjatë kësaj vizite, Osmani ka takuar Auditoren e Përgjithshme të Suedisë znj. Helena Lindberg, Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm Magnus Lindell dhe zyrtarë të tjerë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy institucioneve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë rikonfirmuan gatishmërinë për të ofruar përkrahjen e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës si në sferën e auditimeve të rregullsisë dhe të performancës ashtu edhe në atë të planifikimit strategjik dhe të lidershipit.