Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritet forcimi i bashkëpunimit në shëndetësi midis Kosovës e Malit të Zi

Prishtinë, 5 maj - Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Izet Sadiku, priti sot një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Malit të Zi, të udhëhequr nga Milovan Vujoviq – sekretar Shteti në MSh.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendësministri Sadiku ka këmbyer me mysafirët nga MSh e Malit të Zi informacione rreth sistemit shëndetësor, organizimin e tij, shërbimet që ofrohen, si dhe fushat konkrete të bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen, përfshirë shërbimet shëndetësore deficitare, ato të fushës së rehabilitimit, të sëmundjeve ngjitëse, etj.

Në takim është propozuar hartimi i një draft marrëveshjeje të bashkëpunimit në shëndetësi, e cila pas specifikimit të fushave konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen midis dy shteteve në shëndetësi, do të nënshkruhej nga ministritë respektivë të të dy shteteve.