Lideri i partisë VMRO-Popullore dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, Lubço Georgievski ka një porosi për Nikolla Gruevskin. Ai thotë se i rekomandon atij që të tërhiqet nga posti i kryetarit të VMRO-DPMNE.
“Unë do ti rekomandoja Nikolla Gruevskit që të ndjek shembullin tim. Edhe unë dhashë dorëheqje kur isha i humbur. Reformimi i partisë është zgjidhja më e mirë”, ka thënë ish-lideri i VMRO-DPMNE, partia që sot po drejtohet nga Gruevski. Georgievski tha se kishte dhënë dorëheqje në vitin 2002 pas humbjes së zgjedhjeve dhe qëllimi ishte reformimi i partisë për të sfiduar LSDM. Sipas tij, çdokush që nënvlerëson pozicionet e bashkësisë ndërkombëtare do të dalë në fund i humbur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se nuk është kushtetuese Platforma e shqiptarëve edhe sikur të kalojë në Kuvend, pastaj ka Gjykatë Kushtetuese, e cila mund ta pengojë atë.
“Gjithçka që është jo kushtetuese mund të ndalohet nga Gjykata Kushtetuese. Këtu ka një pyetje tjetër që shtrohet. Gjithçka është propagandë edhe nga njëra edhe nga pala tjetër. Unë personalisht mendojë se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është mbyllur, por vetë ndryshimi demografik i Maqedonisë, vetë ndryshimi struktural i popullsisë ndoshta hap mundësi të flasim për disa të drejta në disa sfera të caktuara”, thotë Georgievski.
Por, shton se në një situatë si kjo ajo mund të sjellë deri në protestat të reja.
Për qytetarët të cilët protestojnë thotë se LSDM-në e ndjejnë si diçka kundër tyre, kurse VMRO-DPMNE mbrojtësit e vet.